Ferizaj kthehet me një pikë të madhe sa Lybeteni nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra me renome Prishtina ka dëshpëruar keq dhe po rrezikohet që të bie në zonën e kuqe, të ekzistencës.
Prishtinas si vendas u nda baras (0:0) me Ferizajn, në ndeshjen e javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina mbeti pa një lojtar nga minuta e 25-të, pasi që Philippe Boueye u përjashtua pas një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit të Ferizajt.
Në pjesën e dytë Ferizaj pati disa mundësi që të fitojë ballafaqimin por pa finalizim.
Si do që jetë është një pikë e madhe për djelmoshat e kryetrajnerit Arsim Abazi, pasi që me Ferizajn gradualisht ikin nga zona e rrezikut dhe përforcojnë pozitën e katërt me 42 pikë.
Prishtina renditet në vend të pestë me 39 pikë por ka vetëm tre më shumë se vendi i tetë Dukagjini, kjo e fundit ka një ndeshje më pak.