Fabio Kapelo ka besim se Interi mund ta kalojë Barcelonën, sepse ata nuk janë skuadra e dikurshme.
“Sigurisht që Interi ka mundësi. Vijnë nga një moment pozitiv dhe të karikuar, pasi eliminuan Bajernin në çerekfinale. Kjo është shumë e rëndësishme. Barça ka futbollistë të rëndësishëm, por Jamal nuk është Lionel Mesi. Kështu që mund të ndodhë gjithçka në këtë sfidë vendimtare. Unë kam besim që mund t’ia dalin, sepse Inzagi ka një ekip që luan në bllok. Duke qenë bashkë në fushë, sigurisht që mund të kualifikohen”, ka thënë Fabio Kapelo.
PANORAMASPORT.AL