Me pesë ndeshje të mbetura këtë sezon, Interi dhe Napoli janë me pikë të barabarta në krye të tabelës në Serie A, kështu që mund të diskutojmë mundësinë e një ‘play-offi’ për t’u përcaktuar fituesi i Scudettos.
Në një kthesë sensacionale, goli me gërshërë i Riccardo Orsolinit në minutën e 94-të, i dha Bolognas fitoren me rezultat 1-0 ndaj Interit.
Pasi Napoli mposhti dje Monzan me rezultat 1-0, kjo do të thotë se të dyja këto ekipe janë në krye të tabelës me nga 71 pikë.
Sipas rregullave të Serie A, skuadrat që përfundojnë me pikë të barabarta ndahen nga rekordi kokë më kokë, pastaj goldallimi.
Sidoqoftë, ka disa rregulla të veçanta të cilat janë future me qëllim për të dhënë drejtësi në garën për titull, kështu që në këtë rast të dy ekipet me pikë të barabarta do të ndaheshin nga ‘play-offi’.
Do të jetë një ndeshje që do të luhet në terren neutral për të parë se kush e fiton Scudetton, dhe nëse nuk ka fitues pas 90 minutave, atëherë do të ekzekutohen penalltitë.
Terreni më i mundshëm për zhvillimin e kësaj ndeshje do të jetë ‘Stadio Olimipico’ në Romë, atje ku luhet zakonisht edhe finalja e Kupës së Italisë.