• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kaosi me ndeshjet e shtyra të Serisë A, Lacio dhe Fiorentina të tërbuara pas vendimit të sotëm

21/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vdekja e Papës Françesku, ka bërë që të shtyhen ndeshjet që ishin në program sot në Serinë A, të cilat janë spostuar për të mërkurën.  Një vendim që nga një anë është i logjikshëm, por nga tjetra ka tërbuar disa klube që ishin lajmëruar në kohë për vendimet e Ligës që organizon aktivitetin.

GHP_SERIE-A_16-9

Liga në fakt u kishte bërë të ditur klubeve, pasi u mor vendimi për anulimin e ndeshjeve të sotme, se kishte pak shanse që ndeshjet të organizoheshin gjatë kësaj jave. Kësisoj, kubet që luanin në transfertë, u nisën drejt qyteteve të tyre përkatëse.

Por Lacio nuk u lajmërua në kohë për këtë vendim dhe bardhekatrit udhëtuan nga Xhenoa drejt Romës me avion, për ta mësuar atë sapo u kthyen në kryeqytet. Kësisoj, atyre duhet përsëri të nisen nesër për në Xhenoa, një ditë para ndeshjes së të mërkurës, duke harxhuar kot kohë dhe energji.

Njëkohësisht, Fiorentina mësoi vendimin në avion, pasi kishte mbyllur të gjitha prenotimet në Sardenjë ku kishte udhëtuar për ndeshjen me Kaljarin. Skuadra e Firences ia doli të ulej në kohë nga avioni dhe të anulonte udhëtimin, por ka kaluar disa orë duke kërkuar një sistemim të ri në ishull si dhe duke porositur materialet stërvitore që i duhen për të kryer atje përgatitjet.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Jamie Vardy i Leicester: Jam i zemëruar, ky sezon ishte i turpshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.