Saturday, 16. May 2026
Sport

Do të jenë të lirë në verë, ekipi i dy ish-lojtarëve të Kombëtares përfundon në ligën e tretë turke

GS 21/04/2025 1 Min. Lesezeit

Adanaspor korri një fitore që nuk vlen, dje përballë Jeni Malatjaspor. Endri Çekiçi ishte një prej autorëve të golave në fitoren 0 me 4, ndërsa Adanaspor zyrtarisht ka rënë nga kategoria.

Screenshot 2025-04-21 191241

Kur kanë mbetur tri javë për t’u luajtur, Adanaspor është 11 pikë larg zonës së ftohtë. Skuadra ku luan Cikalleshi dhe Çekiçi do të luajë kështu në ligën e tretë për nga rëndësia e futbollit turk, ndryshe e quajtur Liga e Dytë.

Pjesë e Adanaspor është edhe Loret Sadiku. Ky i fundit, 33-vjeç, nuk luajti asnjëherë për Kombëtaren shqiptare dhe pse u përfol më parë për kalimin e tij.

Çekiçi dhe Cikalleshi kanë ndërkohë kontratë deri në fundin e sezonit. Të dy u afruan te Adanaspor në merkaton e janarit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: