Saturday, 16. May 2026
Sport

“Poker” në transfertë për Arsenalin, Arteta vazhdon të çudisë me besimin: Luftojmë deri në fund

GS 21/04/2025 2 Min. Lesezeit

Kualifkimi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve duke eliminuar Realin e Madridit, nuk ndikoi në fokusin e Arsenalit që dje mundi Ipsuiçin. Dopieta e Trusar dhe golat e Martinelit dhe Nvanerit shtynë festën e Liverpulit që dje mund të festonte nëse “Topçinjtë” do të kishin humbur në transfertë.

Screenshot 2025-04-21 200452

Por, nuk ishte ky rasti i djemve të Artetës, i cili pas fitores deklaroi: “E kisha thënë që shanset për titullin janë të pakta, por duam të besojmë deri në fund. Jam i lumtur për paraqitjen dhe fitoren e sidomos sepse Saka nuk ka asnjë problem.

Në fushë u duk faull i rëndë, por dukshëm arbitri paska marrë një vendim të saktë dhe meriton elozhe”. Teksa sulmuesi nuk ka asgjë serioze dhe nuk ndikon planet e londinezëve, tekniku spanjoll tregoi edhe si reaguan lojtarët e tij pas fitores në Madrid.

“Ne patëm një darkë të mrekullueshme në Madrid pas ndeshjes. Shumë fytyra të lumtura, energji të madhe dhe familjarë përreth. Ishte një mbrëmje e bukur. Të nesërmen në mëngjes, sërish gati për kampionatin. Filluam të përgatiteshim për Ipsuiçin dhe, siç u pa, e kishim përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë”, përfundoi rrëfimin e tij Arteta gjatë konferencës për shtyp, që pasoi sfidën e djeshme.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: