• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Atletico Madridi po përgatitet për dy largime gjatë verës

21/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atletico Madridi ka edhe gjashtë ndeshje për të luajtur këtë sezon, por pasi lëshuan pikë ndaj Las Palmas këtë vikend, shumë tifozë dhe me gjasë drejtorët, po shikojnë me mendje tek sezoni i ardhshëm. 

Përtej blerjeve të mundshme, klubi madrilen po fillon të marrë vendimet edhe për largimet. 

Një nga lojtarët që pritet të largohet është portieri Juan Musso, i cili u paraqit në shumicën e kohës vetëm në Kupën e Mbretit, teksa ka nga një paraqitje në La Liga dhe në Superkupën e Spanjës. 

Pavarësisht se u paraqit mirë relativisht në pjesën më të madhe të ndeshjeve, Relevo thotë se Atletico Madridi nuk ka synim që ta zgjasë huazimin e tij nga Atalanta. 

Diario AS ka raportuar se ata kanë një opsion për ta blerë kartonin e tij për shtatë milionë euro, por do të kërkojnë një alternativë tjetër për Jan Oblak. 

Një tjetër largim i mundshëm është Angel Correa. Pa kontratë në 2026, dhe duket se nuk do të ketë një ofertë të re në tavolinë. 

Kjo ka shtyrë Correan që të arrijë marrëveshje me klubin meksikan Tigres sa i përket kushteve personale. 

30-vjeçari i cili iu bashkua Atleticos si adoleshenet, do t’i jap fund një dekade me fanellën e ‘Los Rojiblancos’. 

Përveç Tigresit interesim për transferimin e Correas ka shprehur po ashtu edhe River Plate.

Next Post

Drejtuesi i Milanit: Skema 3-4-3 më pëlqen, Teon nuk e humbim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.