Xhefri Monkada foli për ”DAZN” në kuadër të Udineze-Milan. Ai bëri bilance në lidhje me situatat e disa lojtarëve, por nuk nguroi të tregonte se si po vijojnë bisedimet me Teo Hernandezin apo se si i duket sekam e re. Në vijim edhe të gjitha komentet e drejtorit teknik të “Djallit”.
“Personalisht 3-4-3 më duket skema e duhur. Konseisao e punoi për një muaj. Kemi lojtarët për të luajtur këtë formacion me Pavloviçin, dy mbrojtës të krahut shumë sulmues, Fofana që mund të mbulojë dhe Uokerin që mund të luajë si qendërmbrojtësi i tretë kur e kërkon nevoja. Më pëlqen edhe interpretimi i Joviçit. Ai e mban topin mirë dhe luan për ekipin.
Ndoshta nuk është një 9 i vërtetë, por i lejon Pulisiçit dhe Leaos të gjejnë më shumë thellësi. Pastaj në grup janë Abrahami, është Gimenez, por edhe Kamarda. Mendoj se te Milani kemi shumë opsione”, shpjegoi drejtori kuqezi.
Në fund të fjalës së tij, edhe një koment mbi rinovimin e Teo Hernandezit, që duket se po vonon. “Më pëlqen shumë Teo. E di që ai mund të zhvillojë ndeshje si në Udine sonte. Aktualisht, po flasim, po punojmë. Nuk jemi aq larg. Shpresoj që ky modul ta bëjë atë edhe më të fortë”, përfundoi Monkada.
PANORAMASPORT.AL