• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

22/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona ka mundur të mos jetë në versionin e saj më të mirë në ndeshjet e fundit, por ata janë në gjueti për tre trofe të mëdhenj këtë sezon. 

Hansi Flick ka dhuruar spektakël në fushë me ekipin e tij këtë sezon përtej pritshmërive të tifozëve. 

Një person që e ka parë nga afër se si Flick ka arritur ta bëjë këtë është padyshim Thiago Alcantara. 

Ish-ylli i Barcelonës iu bashkua stafit të trajnerëve të Flick në parasezon, para se të largohej sërish në prag të fillimit të La Ligas.  

Në ceremoninë e çmimeve ‘Laurues’, Alcantara ka shpjeguar atë që ka parë. 

“Ajo që Hansi ka krijuar me lojtarët dhe se si e ka mbajtur këtë nivel, ne jemi shumë krenar”. 

“Për shkak të lojtarëve dhe projektit unë e prisja këtë performancë. Në fund të fundit, ishte për t’u dhënë elasticitetin për të luajtur ashtu siç po bëjnë këtë sezon dhe për t’u dhënë atyre një qasje më dinamike të lojës se sa kanë bërë më herët”. 

“Nëse ju i dhuroni këtyre lojtarëve të rinj diçka shtesë, atëherë gjëra si këto do të ndodhin”. 

“Fjala tripletë nuk të tremb, ajo është arritur më parë. Mbetet objektivi i klubeve më të mëdha në botë, si Barça. Nuk është motoja nga ndeshja në ndeshje, por çdo seancë stërvitore dhe çdo ditë pushimi shijohet”, ka thënë Alcantara.

Next Post

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.