• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sezoni i Interit/ Tripletë apo zero tituj, mes ëndrrës dhe rrezikut

22/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mes ëndrrave dhe realitetit. Një slogan që është bërë i prekshëm dhe shumë real pas humbjes së Interit kundër Bolonjës.interËshtë e vërtetë që titulli kampion për zikaltrit nuk është i humbur, por ka konfirmuar që edhe kompeticioni i tretë ku Inzagi është në garë është në dyshim. Avantazhi i vogël me pikë tani është zeruar dhe në rast se kampionati mbyllet sot, atëherë do të ketë një finale me Napolin. Në Champions, gjithçka nis me rezultatin 0-0 në Barcelonë dhe në Kupën e Italisë gjithçka është e hapur, pasi ndeshja e parë me Milanin përfundoi 1-1.

DILEMAT- Në horizont janë edhe 8 ndeshje që mund të bëhen 11 në rast se zikaltrit do të arrijnë në finalen e Champions-it, Kupës dhe të një finaleje të mundshme me Napolin në rast pikësh të barabarta. Mendjet e interistëve janë turbulluar: lodhja e grupit të lojtarëve është evidente dhe ka ardhur momenti që klubi të zgjedhë të sakrifikojë njërin apo tjetrin kompeticion, në mënyrë që të mos i humbasë të gjitha. Duhet patjetër që të fitojë një trofe. Por ka edhe nga ata që në fakt duan që skuadra t’i provojë të gjitha për të fituar tripletën e famshme dhe janë gati që të rrezikojnë edhe të dalin duarbosh nga ky sezon, i luajtur dhe i interpretuar në mënyrë shumë pozitive dhe në një nivel të lartë. Sido që të shkojë mund të ishin krenarë për ekipin, por mbyllja me zero tituj do të ishte një goditje e rëndë për Inzagin dhe skuadrën. Është e vështirë të zgjedhësh se kush ka të drejtë, por secili nga grupet e tifozëve ka motivet e veta për njërën apo tjetrën. Është diçka që shkon përtej sportit, me ata që e shohin gotën gjysmë plot ose gjysmë bosh. Ndjenja e ëndrrës drejt perfeksionit dhe realizmi që përqafohet me konkreten.

SFORCO- Por diçka duhet thënë dhe pranuar, sepse mund të shënjojë të ardhmen e Interit si klub në nivelin e perceptimit në Europë dhe në botë. Fakti që janë në garë dhe nuk po zgjedhin mes asnjë kompeticioni është diçka që e bëjnë klubet e mëdha si Reali i Madridit apo Bajerni, që në 10 sezone mund të përjetojnë situatë të tillë në 6 apo 7. Dhe sigurisht që, në fund të fundit, diçka madhore e çojnë në shtëpi. Pa llogaritur aspektin ekonomik dhe të imazhit, diçka që në futbollin italian është vënë në plan të dytë për shkak të kapacitetit të jashtëzakonshëm në krahasim me klubet e tjera të mëdha në Europë. Por në rast se një sezon i tillë thuajse i papërsëritshëm mbyllet pa fitoren e titullit kampion apo të Champions-it, pas disa vitesh rrezikon që të harrohet shumë shpejt si sezone të tjerë të historisë së lavdishme të Interit. Shumë tifozë kujtojnë ekipin fitues të yllit të dytë dhe jo sukseset në Kupën e Italisë apo Superkupë. Në këtë pikë, fakti që ekipi nuk zgjedh një kompeticion, titullin për shembull (ka fituar vetëm 2 në 15 vitet e fundit) do të thotë që në futboll nuk ka garanci për të fituar. Mbyllja me zero tituj do të ishte një mëkat dhe një peng i madh.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Clippers dhe Pistons marrin fitore jashtë shtëpisë dhe barazojnë serinë në Play-Off

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.