Saturday, 16. May 2026
Sport

Lajm i trishtë, ndërron jetë ish-presidenti i Milanit

GS 22/04/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-presidenti i Milanit në vitet 1982-1986, Xhuzepe Farina ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

farina

Ai ishte president i Milanit për katër vjet, përpara se t’ia shiste Silvio Berluskonit në vitin 1986. Farina ishte gjithashtu president i Vicenzas , kur klubi bardhekuq përfundoi në mënyrë sensacionale në vendin e dytë në kampionatin 1977-1978. Në atë ekip ishte Paolo Rosi.

Farina kishte një pasion të madh dhe ishte president, në periudha të ndryshme, të 12 klubeve, përfshirë Padova dhe Modena.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: