Saturday, 16. May 2026
Sport

Xhudistët e Kosovës marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Xhudos për Seniorë

GS 22/04/2025 1 Min. Lesezeit

Duke nisur nga 23 deri më 27 prill 2025, në kryeqytetin e Malit të Zi do të zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të sportit të xhudos, Kampionati Evropian për Senior.

Kosova në këtë garë do të përfaqësohet nga:

Distria Krasniqi (-52kg), Laurinë Gashi (-52kg), Akil Gjakova (-73kg) dhe Dardan Cena (-73kg).

Në Kampionatin Evropian të Xhudos do të ketë pjesëmarrës nga 2 kontinente, 48 shtete, 414 garues, nga të cilët 229 meshkuj dhe 185 femra.

Distria Krasniqi dhe Laurine Gashi ndeshen nesër, e mërkurë, kurse Akil Gjakova dhe Dardan Cena ndeshen të enjtën.

Me xhudistët kanë udhëtuar selektori Driton Kuka dhe trajneri Fatos Tabaku.

Teilen: