Saturday, 16. May 2026
Sport

Ndeshje delikate për Barcelonën në La Liga, publikohen formacionet zyrtare ku nuk mungojnë surprizat

GS 22/04/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona dhe Majorka do të përballen në orën 21:30. Ndeshja është e vlefshme për javën e 33-të të La Ligës.

Screenshot 2025-04-22 203820

Katalanasit po ecin në rrugën e duhur drejt titullit kampion, për këtë nuk lejohen hapat fals. Aktualisht numërojnë 4 pikë më tepër se Reali.

Për ndeshjen me Majorkën janë publikuar formacionet zyrtare. Bie në sy ndër të tjera se Rafinja ndodhet në stol, pasi në vendin e tij ndodhet Ansu Fati. Kujtojmë ndërkohë se Levandovski është i dëmtuar dhe Torres e ka zëvendësuar.

Te Majorka ndërkohë nuk ndodhet Vedat Muriqi, që mungon po ashtu për shkak dëmtimi.

FORMACIONET ZYRTARE

BARCELONA – MAJORKA

Screenshot 2025-04-22 203427

PANORAMASPORT.AL

Teilen: