Friday, 13. February 2026
Formula 1

Wolf: Duam të vazhdojmë me sukseset

GS 29/04/2025 1 Min. Lesezeit

Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në pistën e Xheda nuk ishte fort e mirë për Mercedesin, por makina britanike ka bërë një paraqitje të mirë në këtë fillimsezoni.

Me 111 pikë në total, makina gjermane renditet e dyta në botërorin për konstruktorë.

Deri më tani, pilotët Xhorxh Rasell dhe Kimi Antonelli kanë qenë gjithnjë mes më të mirëve, sidomos britaniku, që është renditur në “Top-5”. Këtë fakt e konfirmon edhe shefi i Mercedesit, Toto Wolf.

“Kemi pasur një fillim të mirë të sezonit, por nuk kemi ndjenjën e vetëkënaqësisë.

Nuk e prisnim këtë start.

Duam të vazhdojmë në këtë trajektore pozitive që kemi pasur në pesë garat e para. Arabia Saudite ishte një Çmimi i Madh më kërkues, por mësuam shumë prej tij. Kështu që shpresojmë për një rezultat më të mirë në Majami”, tha menaxheri austriak.

Teilen: