Friday, 13. February 2026
Formula 1

Formula 1 do të vazhdojë me Miami Grand Prix

GS 02/05/2025 1 Min. Lesezeit

Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me Miami Grand Prix, etapën e 6-të të sezonit.

Gara me 57 xhiro do të mbahet në pistën ndërkombëtare të Majemit, me një gjatësi prej 5,4 kilometrash.

Kualifikimet sprint do të mbahen sot, ndërsa gara e sprintit do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe xhirot e renditjes do të fillojnë në orën 22:00.

Ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 4 maj, në orën 22:00.

Tre nga pesë garat e para të sezonit janë fituar nga piloti McLaren, Oscar Piastri.

Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Lando Norris dhe kampioni i fundit i Red Bull, Max Verstappen kanë fituar gjithashtu nga një garë secili.

Vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si më poshtë:

– Pilotët

1- Oscar Piastri (Australi): 99

2- Lando Norris (Britani e Madhe): 89

3- Max Verstappen (Holandë): 87

4- George Russell (Britani e Madhe): 73

5- Charles Leclerc (Monako): 47

– Ekipet

1- McLaren: 188

2- Mercedes: 111

3- Red Bull: 89

4- Ferrari: 78

5- Williams: 25.

Teilen: