Thursday, 14. May 2026
Sport

Lëndim i rëndë për Oltion Bilallin e Gjilanit, futbollisti dërgohet në Emergjencë

GS 06/05/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Gjilanit, Oltion Bilalli, ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes, pasi u godit pa dashje nga portieri Ilir Avdyli në përpjekje për të larguar topin.

Pas goditjes dhe rrëzimit në tokë, ambulanca është futur menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Gjendja e tij shfaqet shqetësuese.

Bilallit iu dha ndihma e parë në fushë për shumë minuta, ndërsa më pas u largua me autoambulancë.

Ndeshja vazhdoi vetëm pas 15 minutave ndërprerje, ndërsa ka pasur reagime të tifozëve për vazhdimin e saj. Rezultati nuk ndryshoi dhe të dy skuadrat morën nga një pikë.

Teilen: