Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Përplasja e frikshme në zonën e Freskut, çiklisti favorit i Xhiros së Italisë përfundon në barelë dhe transportohet me urgjencë në spital

GS 09/05/2025 1 Min. Lesezeit

Çiklisti Mikel Landa është përplasur në një kthesë te zona e Freskut. Kishte mbetur vetëm pak nga etapa e parë e Xhiros së Italisë në Shqipëri, kur çiklisti spanjoll u përplas në dyshezë.

bandicam 2025-05-09 17-37-10-101

Për këtë mori edhe ndihmën e shpejtë. Më pas u nevojit edhe barela për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit. Landa ishte një nga favoritët e këtij edicioni në Xhiron e Italisë.

Etapa e parë, Durrës-Tiranë, që ishte e gjatë 160 kilometra, u fitua nga Mads Peterson. Çiklisti danez ia doli me një diferencë shumë të vogël ndaj Val Aert. Vendin e tretë ndërkohë e mori Aular.

Koment nga gara:

17:07- Kthesa e rrezikshme te Fresku bën që të përplasen disa çiklistë. Ka edhe të lënduar ku një prej tyre është favoriti Mikel Landa. (VIDEO) + (VIDEO)

Lexo edhe: VIDEO/ Emocione dhe përplasje e rrezikshme para fundit, Xhiro e Italisë mbyll etapën e parë historike në Shqipëri

PANORAMASPORT.AL

Teilen: