• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Largohet Çabi Alonso, Leverkusen hedh menjëherë sytë nga trajneri zbulim i Serisë A

09/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çabi Alonso ka vendosur t’i japë lamtumirën Bajer Leverkusen në fund të këtij sezoni, pasi arriti ta çonte skuadrën në majë e futbollit gjerman dhe t’i jepte titullin kampion një vit më parë, ndërsa në atë aktual mbetej një kërcënim real për Bajern Mynihun. Teknikun spanjoll e pret krahëhapur Real Madrid pas largimit të Ançelotit, ndërsa klubi gjerman ka nisur gjithashtu kërkimin për një trajner të ri.

fabregas

Në Gjermani janë të bindur se një tjetër trajner spanjoll është emri i preferuar i drejtuesve dhe e përditshmja sportive spanjolle ”Marca” e konfirmon. Bëhet fjalë për Çesk Fabregas, një nga zbulimet e madha të futbollit në Itali në drejtimin e Komos.

Fabregas ia doli të ngjitë këtë ekip në Serinë A dhe në këtë vit, i siguroi qetësisht mesin e tabelës, duke dhuruar një futboll mjaft argëtues e duke arritur rezultate edhe ndaj skuadrave më të mëdha në Itali.

Trajneri ka shprehur vazhdimisht dëshirën që të vazhdojë të drejtojë Komon, një klub me shumë ambicie. Por Leverkuseni i jep mundësinë që të ketë menjëherë në dorë një skuadër konkurruese për trofe madhorë, që mund ta tundojnë Fabregas që të bëjë që tani një lëvizje të rëndësishme në karrierë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Përfundon epoka e dytë e Carlo Ancelottit te Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.