Wednesday, 13. May 2026
Sport

Dueli që shërben si prova gjenerale për finalen e Kupës, publikohen formacionet zyrtare të Milan-Bolonja

GS 09/05/2025 1 Min. Lesezeit

Milani dhe Bolonja përballen sot në një sfidë shumë interesante në Serinë A për arsye të ndryshme.

milan bolonja

Nga një anë është ajo e klasifikimit në Serinë A të këtij edicioni, ku kuqezinjtë e drejtuar nga Konseisao janë në ndjekje të zonës së Europës dhe nuk kanë më luksin të lëshojnë pikë rrugës. Ndërkohë, Bolonja lufton për një vend në zonën e Ligës së Kampioneve dhe do kërkojë me çdo kusht të marrë tre pikët për të qene pëërsëri në avantazh ndaj grupit ndjekës të vendit të katërt.

Por paralelisht, kjo sfidë është edhe prova gjeniale para finales së Kupës së Italisë që diskutohet mes këtyre dy skuadrave, që mund ta mbyllin me një trofe këtë sezon.

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN (3-4-3): Menja; Tomori, Gabia, Pavloviç; A. Himenez, Loftus-Çik, Reijnders, Teo Hernandez; Pulisiç, Joviç, Zhoao Feliks.
Trajner:
S. Konseisao

BOLONJA (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Beukema, Erlik, Likogianis; Frojler, Moro; Orsolini, Pobega, Dominguez; Dalinga.
Trajner:
V. Italiano

PANORAMASPORT.AL

Teilen: