• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U prishën gjumin “Spërsave” të Totenhemit, në Bodo biletat këmbehen me peshk

09/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët e Bodo/Glimtit bënë gjithçka për ta parë skuadrën e tyre në finale, por nuk ja dolën dot të shkruanin historinë. Të vetëdijshëm se pas humbjes 3-1 ndaj Totenhemit në Londër, do të ishte një mision shumë i vështirë përmbysja e rezultatit në Norvegji, ata prishën qetësinë e qytetit të Bodos mëngjesin e së enjtes (ora 02:30) kur shpërthyen mjetet e tyre piroteknike përpara hotelit të miqve anglezë.

hq720

Një prishje gjumi, që nuk e zhbëri dot rezultatin, sepse në fund londinezët prenë biletën për në finale, ku do të kenë një derbi me Mançester Junajtidin në Bilbao. Në Rrethin Arktik, atje ku nata ka ndriçimin e një dite, skuadra angleze mund ta ketë vuajtur ndoshta më pak prishjen e gjumit. Në 10 ndeshje në shtëpi në Europë këtë sezon, të cilat nisën në korrik me kualifikueset e Champions-it, kampionët e Norvegjisë kishin fituar 9, përpara Totenhemit.

Qyteti me 40 mijë banorë është i dashuruar me futbollin dhe në stadiumin e tyre kanë rënë skuadra si Lacio, Olimpiakosi, Tuente, Beshiktashi dhe Ylli i Kuq i Beogradit. Sekreti? Mund të jetë edhe emërimi i një ish-piloti të Forcave të Armatosura të Norvegjisë, Bjørn Mansverk, si “mental coach” në 2017.

Roli i tij është të flasë me lojtarët dhe ulë nivelet e stresit, në një skuadër që psikologjikisht ishte e shkatërruar përpara se Mansverk të ndyshonte profesion, nga njeriu që pas sulmeve të 11 shtatorit shërbeu në Afganistan dhe Libi si pilot i NATOs. Qyteti i peshkatarëve, të cilët shpesh i këmbejnë me disa kilogramë peshk biletat për të ndjekur ekipin e tyre në stadiumin 8 mijë vendësh, ndodhet 1000 km në veri të kryeqytetit, Oslos, dje nuk ia doli dot.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Avantazhi i madh i PSG-së ndaj Interit, Luis Enrike: Kemi një plan që nga sot deri te ndeshja finale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.