PSG ka fituar titullin në Francë ndaj mund të luajë i qetë ndeshjet e mbetura në kampionat. Kjo lë të mendosh që trajneri Luis Enrike do të bëjë një rotacion masiv për t’u dhënë pushim lojtarëve, që të jenë në formën më të mirë për ndeshjen ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampioneve.
Nëse Interi është i detyruar deri diku të përdorë disa nga lojtarët kryesorë për shkak të pozicionit në renditje, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për parisienët. Që nga dueli i nesërm me Montpeljenë, Luis Enrike do të mbajë jashtë emra me peshë si Donaruma, Hakimi, Markinjos, Mendes, Paço, Vitinja apo Fabian Ruiz, të gjithë lojtarë që kanë mbajtur peshën më të madhe të këtij sezoni.
“Kemi një plan të gatshëm që do të varet nga minutazhi i disa lojtarëve dhe lëvizjet që kemi bërë gjatë sezonit. Duhet balancuar gjithçka për të mbërritur në kushtet më të mira të mundshëm te dy finalet (Liga e Kampioneve dhe Kupa e Francës”, theksoi trajneri sot para mediave duke konfirmuar se do i jepte prioritet pushimit për disa futbollistë.
PANORAMASPORT.AL