Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Përmbysje spektakolare, Milani i jep “leksion” Bolonjës në kampionat dhe “flirton” me zonën Champions

GS 09/05/2025 2 Min. Lesezeit

Milani arriti një fitore spektakolare me përmbysje 3 me 1 ndaj Bolonjës, në duelin e vlefshëm për javën e 36-të të Serisë A. Falë këtij triumfi kuqezinjtë e Konseisaos, kanë arkivuar 3 pikë të arta, duke u ngjitur në kuotën e 60 pikë, 3 më pak se Juventusi i vendit të kartër që ka një ndeshje më pak. 

MILANNNN

Kjo fitore ndez shpresat e milanistve, për të kapur një vend në Europë, teksa kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundi i kampionatit. Duelin e radhës Milani e luan në transfertë ndaj Romës, ndërkohë që për sa i përket Bolonjës, skuadra e Italianos ka zbritur në vendin e shtatë.  

Dopieta e Himenez dhe goli i Pulisiç, i siguroi fitoren Milanit ndaj Bolonjës, ndërkohë që golin e vetëm për miqtë e shënoi Orsolinin.  

 

FT: MILAN – BOLONJA 3-1

Himenez 73′, 90+3′, Pulisiç 79′ / Orsolini 49′

GOLI I DYTË I HIMENEZ: VIDEO 

GOLI I PULISIÇ: VIDEO 

GOLI I HIMENEZ: VIDEO 

GOLI I ORSOLINIT: VIDEO 

SHANI I ARTË I JOVIÇ: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN (3-4-3): Menja; Tomori, Gabia, Pavloviç; A. Himenez, Loftus-Çik, Reijnders, Teo Hernandez; Pulisiç, Joviç, Zhoao Feliks.
Trajner:
S. Konseisao

BOLONJA (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Beukema, Erlik, Likogianis; Frojler, Moro; Orsolini, Pobega, Dominguez; Dalinga.
Trajner:
V. Italiano

PANORAMASPORT.AL

Teilen: