Wednesday, 13. May 2026
Sport

Arabia mbulon me ar Napolin, gati 100 milionë euro

GS 09/05/2025 1 Min. Lesezeit

Milionat e garantuar me kualifikimin në Champions-in e ri janë në kasafortë, por xhepat e Napolit mund të mbushen edhe në merkato nga Arabia Saudite.

NAPOLI

Nën shënjestrën e fondit “Pif”, që kontrollon 4 klubet kryesore të Arabisë ku luajnë edhe yje të futbollit si Kristiano Ronaldo, është një ofertë për De Laurentisin për dy lojtarët: Angisa dhe Osimhen.

Lajmin e bën të ditur “Il Mattino”, që ka raportuar se oferta është zyrtare. Në Arabi kërkojnë për 25 milionë euro mesfushorin Angisa dhe Osimhenin për 75 milionë euro. Sigurisht që fjalën e fundit e ka presidenti i Napolit, por gjithçka do të varet edhe nga prezenca ose largimi i mundshëm i Antonio Kontes.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: