Piloti francez i Honda, Johann Zarco, është shpallur sot fitues i garës së Çmimit të Madh të Francës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Le Mansh.
Një triumf i merituar i Zarco, që përfitoi nga situatat e krijuara përgjatë garës për shkak të shiut, kryesisht në pjesën e parë të saj. Ky është suksesi i dytë në karrierë për të në MotoGP.
Ajo që bis në sy është rikthimi te fitorja i motorit Honda pas shumë kohësh, kjo pas problemeve që patën me gomat pilotët e tjerë, që shkuan për t’i ndërruar ato për shkak të shiut, duke humbur kohë.
Në vendin e dytë u rendit spanjolli i Ducati, Marc Marquez, që la pas patriotin e tij me Fermin Aldeguer me Ducati Gresini (i treti). Një garë e kushtëzuar nga pista e lagur, duke bërë që mjaft pilotë të rrëzohen.
Mes tyre edhe Francesco Bagnaia, që në start apo Alex Marquez në xhirot e fundit. Kjo i jep mundësi Marquez të thellojë edhe më shumë diferencën në renditje me rivalët e tij (+22 pikë).