Aventura e Jorge Martin në Aprilia mund të marrë fund shumë shpejt.
Mësohet se kampioni i botës në fuqi në MotoGP, ka informuar skuadrën e tij gjatë garës së fundit ne Le Mansh se donte të përfitonte nga klauzola në kontratën e tij (dy-vjeçare).
Kjo klauzolë i garanton atij mundësinë për t’u liruar në fund të këtij sezoni nëse ai nuk do të ishte në mesin e pilotëve që luftonin për titullin kampion në MotoGP pas garës franceze.
Një vendim i njëanshëm, të cilin Aprilia nuk e ka marrë mirë sepse Martin, për shkak të dëmtimeve të ndryshme mes provave dhe stërvitjes, ka garuar vetëm një herë këtë sezon, në Katar, ku gjithashtu u rrëzua keq dhe u lëndua sërish.
Për këtë arsye, po vlerësohet masa e mundshme ligjore ndaj pilotit rreth të cilit është ndërtuar një projekt ambicioz.
Duke munguar për shkak të dëmtimit, Aprilia është e bindur se klauzola nuk mund të aktivizohet.
Një përçarje mes palëve, të cilat vështirë se mund të vazhdojnë së bashku në vitin 2026.
Hamendësohet se Martin është i gatshëm të zgjasë klauzolën deri në fund të verës, në garën e Misano, por duket qartë se dëshiron të largohet sa më shpejt të jetë e mundur. Aprilia do të përpiqet të mbajë pilotin madrilen edhe për pjesën e dytë të kampionatit që nuk premton mirë.
Lëvizja e Martin vjen pasi garat e para të sezonit treguan se motori japonez nuk ishte shumë konkurrues duke pasur parasysh rezultatet e Marco Bezzecchi dhe të fillestarit Ai Ogura. Për këtë arsye, numri 1 po kërkon një motor të ri për vitin 2026.