Hansi Flik i është gëzuar trofeut të radhës të fituar me Barcelonën, titullit kampion, në dhomat e zhveshjeve. Trajneri tregoi para mediave se pse kishte shtyrë skuadrën të futej brenda, ndërsa theksoi se ekipi mund të përmirësohej edhe më shumë.
Vlerësimi – “Mendoj se gjysma e dytë e sezonit ka qenë e pabesueshme; nuk kemi humbur asnjë ndeshje. I përgëzoj ekipin, klubin dhe tifozët. Ka qenë e pabesueshme.”
Mentaliteti – “Është gjithmonë e rëndësishme të jesh i fortë mendërisht. Ajo që kemi stërvitur që nga pushimi na ka ndihmuar. Fitimi i Superkupës na dha gjithashtu besim. Lojtarët kanë arritur nivelin e tyre më të lartë, ashtu si Frenki dhe të tjerët janë përmirësuar.”
Kundërshtari – “Espanjol u mbrojt shumë mirë, ata ishin shumë të rrezikshëm. Jam shumë i lumtur.”
Festa në dhomën e zhveshjes – “E di se si është situata në lidhje me atë që ndodhi dy vjet më parë, dhe dëshiroja të festoja brenda.”
Trofetë – “Ne gjithmonë kemi menduar pozitivisht, kur shikon seancat stërvitore. Te Barça, duhet të fitosh trofe, dhe tre trofe është shumë mirë. Ne patëm vështirësi pas Milanos, por të gjithë jemi shumë të lumtur.”
Goli i Lamin Jamal – “Mendoj se Lamine shënoi dy gola të tillë gjatë nxemjes, ishte perfekt.”
Nota për sezonin – “Ka qenë një vit i mirë, por kemi potencial për më shumë.”
PANORAMASPORT.AL