• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Nuk e marr Napolin”, polemika për arbitrin. Tërbohen tifozët e Interit

16/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë mbetur vetëm dy ndeshje nga fundi i kampionatit italian. Napoli dhe Interi po luftojnë kokë më kokë për titullin kampion, me vetëm një pikë diferencë në favor të napolitanëve të drejtuar nga Antonio Konte. Dy ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për të përcaktuar kampionin e Italisë: Napoli do të jetë “mik” i Parmës, ndërsa Interi do të presë Lazion në “San Siro”.

bandicam 2025-05-16 09-19-40-634

ARBITRAT- Me presionin në maksimum, edhe emërimet e arbitrave janë pritur me ankth. Për Inter-Lazio është caktuar arbitri Daniele Kifi, ndërsa për Parma-Napoli, Daniele Doveri. Ajo që ka shkaktuar pakënaqësi mes tifozëve të Interit, veçanërisht në rrjetet sociale, është përbërja e plotë e ekipit arbitrues për ndeshjen në “San Siro”, ku figuron edhe Marko Guida si AVAR (asistent i VAR-it), ndërkohë që vetë VAR-i do të jetë Di Paolo.

DEKLARATA- Shkaku i polemikës lidhet me një deklaratë të vetë Guidës, nga seksioni arbitrues i Torre Anunziatas, dhënë disa javë më parë, ku ai shprehej se nuk do të gjykonte më në Napoli. “Unë dhe Mareska kemi vendosur të mos gjykojmë më në Napoli sepse futbolli përjetohet ndryshe nga qytete të tjera si Milano. Jetoj në Napoli dhe banoj në provincë, është një zgjedhje personale. Kur kam bërë gabime, nuk ka qenë gjithmonë e sigurt të ecje nëpër rrugë apo të shkoje për të bërë pazar”, ka thënë ai. Gjithashtu ka thënë se këtë vendim e ka marrë që fëmijët e tij të jetojnë të qetë.

POLEMIKA- Pikërisht për këtë arsye, tifozët e Interit kanë shpërthyer në kritika sapo kanë lexuar emrin e arbitrit kampan si pjesë e VAR-it në një ndeshje kaq vendimtare për titullin. Pyetja që po qarkullon më shumë është: “Si mund të jetë i qetë gjatë një ndeshjeje kaq të rëndësishme në ‘San Siro’ një arbitër që është nga provinca e Napolit dhe që për shkak të presionit prej tifozëve ka vendosur që të heqë dorë nga arbitrimi i kësaj skuadre”, duke theksuar kështu anomalinë dhe kontradiktën e emërimit të tij.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Futbollisti i Barcelonës e tepron, tallet me madrilenët pas fitores së titullit: Si thonin në dhjetor?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.