Alehandro Balde ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës këtë sezon. 21-vjeçari ishte garanci për krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa katalanasit rikthyen titullin.
Pas fitores me Espanjolin ku siguruan matematikisht titullin, Balde u fut në lidhje të drejtpërdrejt në “Instagram”. Pikërisht nga aty vendosi të tallet me madrilenët.
“Si thonin? Në dhjetor si thonin? Çfarë po thonin në dhjetor? Sa pikë? 15 pikë përpara në dhjetor. Më vrit”, thotë me tallje Balde.
E gjitha lidhet me supozimet para fillimit të sezonit. Për shkak të ekipit që kishte Reali dhe afrimin e Mbape, prisnin fitimin e titullit me diferencë të madhe pikësh. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL