Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Shembull nga lojtarët e Barcelonës, i drejtohen spitalit me biçikleta për të festuar me shokun e skuadrës

GS 16/05/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona fitoi dje titullin kampion në La Liga. Katalanasit mposhtën Espanjolin në derbi me rezultatin 0-2.

bandicam 2025-05-16 09-33-30-580

Feran Torres i mungoi skuadrës gjatë festës. Sulmuesi i Barçës ndodhej në spital, pasi i ishte nënshtruar një operacioni të njoftuar më parë.

Dani Olmo, Erik Garsia, Pedri dhe Inigo Martinez nuk e harruan. Kështu pas festës me pjesën tjetër të skuadrës, iu drejtuan spitalit.

Pamje të shpërndara nga tifozët i tregonin në biçikleta. Kujtojmë se për Barçën ishte titulli i 28-të kampion në histori. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: