Wednesday, 13. May 2026
Sport

Sarri në krye të listës së trajnerëve të kërkuar nga Milani

GS 16/05/2025 1 Min. Lesezeit

Milani do të ndajë rrugët me Sergio Conceicao pas një sezoni që konsiderohet i dështuar. Portugezi do të bëhet trajneri i dytë i larguar, pasi më parë kuqezinjtë ndanë rrugët me Fonsecan.

“Corriere dello Sport” raporton se Milani është i vendosur për të pasur në stol një trajner italian. Në krye të listës ndodhet Maurizio Sarri. Ky i fundit u kontaktua pas largimit të Fonsecas në dhjetor, por nuk pranoi të ishte vetëm për mbylljen e sezonit.

66-vjeçari është pa një skuadër nga marsi i vitit 2024. Sarri nuk ka qenë asnjëherë më parë trajner i Milanit.

Në karrierën e tij të pasur ka trajnuar skuadra italiane si të Lacios, Juventusit dhe Napolit. Te Milani do të ketë një revolucion pas zhgënjimi të madh, që u përmbyll me humbjen e Kupës së Italisë ku Bologna fitoi finalen.

Teilen: