Kur kanë mbetur edhe 180 minuta nga fundi i kampionatit italian, Interi dhe Napoli janë duke luftuar me njëri-tjetrin në distancë për të fituar trofeun. Për momentin në krye të Serisë A është skuadra e Napolit +1 nga Interi që arriti të rikuperonte 2 pikë në sfidën e fundit pas fitores me Torinon dhe ndalesës së Kontes me Xhenoan në shtëpi.
Dukej se zikaltrit ishin dorëzuar, por në fakt skenarët kanë ndryshuar dhe tani kanë shpresa dhe besim.
LLOGARITË- Por si shpallet kampion Napoli dhe Interi? Sigurisht që llogaritë janë sa të thjeshta, aq edhe të ndërlikuara. Në rast se skuadra e Kontes do të merrte 2 fitore në 2 ndeshjet e mbetura, Parmën dhe Kaljarin, atëherë do të ishte zyrtarisht kampione e Italisë. Nuk ka rëndësi nëse Interi në anën tjetër do t’i fitonte dy ndeshjet e tij me Lacion dhe Komon. Napoli do të festonte titullin e katërt në histori me 1 pikë më shumë sesa zikaltrit.
BARAZIM- Por ka edhe skenarë të tjerë që i çojnë të dyja skuadrat me pikë të barabarta në fundin e sezonit? Nëse Napoli do të mundet dhe Interi do të barazonte në sfidën e radhës dhe pastaj t’i fitonin të dyja të tjerat në fund. Mirëpo barazimi mund të ndodhë me disa kombinime. Në rast se Napoli dhe Interi do ta mbyllnin kampionatin me pikë të barabarta, nuk do të kemi një fitues të Serisë A. Nga ky sezon ka ndryshuar rregullorja dhe të dyja skuadrat do të përballeshin me njëra-tjetrën në një finale për të përcaktuar ekipin kampion.
NAPOLI KAMPION- Por ekziston mundësia që Napoli të shpallet zyrtarisht kampion që në këtë javë, në rast se arrin të fitojë sfidën e vështirë kundër Parmës në transfertë dhe Interi të humbte ndaj Lacios në “San Siro”. Konte do të shkonte +4, duke e bërë të pavlefshme ndeshjen e fundit në kampionat.
PANORAMASPORT.AL