Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Emilia Romagna në Formula 1, suksesi i katërt radhazi në pistën e Imola. Një garë mjaft e bukur e pilotit holandez, që mori kreun në kthesën e parë dhe e ruajti atë deri në fund.
Në podium u ngjitën edhe dy makinat McLaren, me Lando Norris që u rendit i dyti, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri. Britaniku parakjaloi rivalin australian pak xhiro nga fundi, pas largimit të makinës së sigurisë.
Gara ishte më e mirë për makinën Ferrari krahasuar me provat zyrtare, duke ngjitur mjaft shkallë në renditje (u nisën nga vendet 11-12). Lewis Hamilton u rendit i katërti, ndërsa Charles Leclerc i gjashti. Mes tyre u klasifikua makina Williams e Alexander Albon.
Verstappen, ashtu sikurse paralajmëruar, do të synonte fitoren në këtë garë, një pistë ku parakalimi është i vështirë. Pasi mori kreun, ai e ruajti atë deri në fund dhe e meritoi fitoren, e dyta sezonale për kampionin e botës. Fitore që vjen në garën e 400 të Red Bull në Formula 1.
Një garë në dritë-hije për Mercedes. Piloti britanik George Russell u rendit në vendin e shtatë, ndërsa Kimi Antonelli, që garonte në shtëpinë e tij, u tërhoq. Në zonën e pikëve edhe Carols Sainz (vendi 8), Isaak Hadjar (vendi 8) e Yuki tsunoda (vendi 10).