Fundjava e kaluar në garën e Imola ishte me dy fytyra për Ferrari:
Një paraqitje e dobët në provat zyrtare, por në garë gjërat shkuan shumë më mirë.
Gjithsesi, në garën që zhvillohet këtë fundjavë në Montekarlo, kualifikimi në provat zyrtare është një element kyç.
Drejtori i ekipit të Ferrari, Frederic Vasseur, e përmblodhi fundjavën në Principatë si më poshtë:
“Çmimi i madh i Monakos është një garë unike. Ne e dimë se sa vendimtare janë kualifikimet dhe ditët e fundit kemi punuar pikërisht për të përmirësuar performancën tonë në xhiron e shpejtë”.
“Në Imola nuk arritëm të përfitojmë sa duhet nga makina dhe kjo gjë nuk duhet të përsëritet në Montekarlo. Kjo fundjavë sheh debutimin e një rregulloreje të re sportive, që paraqet një sfidë shtesë për këtë garë. Çdo pilot duhet të bëjë të paktën dy ndalesa dhe kjo është një sfidë”, shtoi Vasseur.
“Kjo do t’i japë më shumë rëndësi strategjisë dhe të rrisë aksionin në pistë.
Natyrisht që është gara në shtëpi e Charles dhe kjo e bën këtë garë të veçantë për të gjithë ekipin. Në duam ta vendosë atë dhe Lewis në kushtet më të mira të mundshme për të arritur performancën maksimale”, deklaroi Vasseur.