Gazeta “La Repubblica” i ka kushtuar dje hapësirë garës për titullin kampion mes Napolit dhe Interit.
Në fokusin për zikaltrit, theksohen fjalët që Simone Inzaghi thuhet se i ka përdorur dje gjatë një bisede me skuadrën në Appiano Gentile: “Luajmë, mos mendojmë për asgjë tjetër”. Urdhri është të përqendrohen te ndeshja në transfertë kundër Komos, që ndoshta do të jetë ndeshja ku titulli kampion do të humbasë, por gjithçka tjetër duhet lënë mënjanë.
Inzagi është i bindur se gjyqtarët dhe VAR-i kanë prishur sezonin që nga janari e këtej, dhe Marota ndan të njëjtin mendim, aq sa presidenti zikaltër pritet të ngrejë zërin për këtë çështje në Këshillin e ardhshëm Federal. Por jo tani. Tani vjen Komo (dilema është nëse Lautaro do të pushojë apo do të bëjë provën gjenerale) dhe më pas finalja e madhe në Mynih.
PANORAMASPORT.AL