• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rahoveci, kampion i Kosovës në hendboll për herë të dytë

22/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rahoveci është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Titullin e dytë rresht Rahoveci e fitoi të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Në finalen e dytë të plejofit, Rahoveci e mposhti Kastriotin vendas me rezultat 34:32.
Rahovecasit e kanë fituar edhe finalen e parë, të dielën.
Ndeshja e dytë ishte dramë e vërtetë. Mysafirët ishin në epërsi të lehtë thuajse gjithë kohën. Por ferizajasit nuk u dorëzuan. Në minutën e 54-t shënuan për 23:22.
Më pas u shkëputën edhe në dy gola, 24:22. Humbën sulmin për shkëputje prej tri golave dhe Rahoveci u kthye. Egzon Gjuka shënoi fare në fund për 26:26.
Ndeshja shkoi në vazhdime nga pesë minuta. Lojtarët e Rahovecit shfaqën më shumë dhe fituan në fund 34:32.
Gjuka e Alban Haziri i shënuan nga shtatë gola te Rahoveci. Nga pesë i shtuan Mali Luzha e Arbios Mushkolaj, ndërsa gjashtë gola, katër nga penalltia, i realizoi Victor Alonso.
Te Kastrioti nëntë gola i shënoi Deniz Terziqi. Pesë i kishte Lulzim Shabani e gjashtë Yassine Henahen, pesë prej tyre nga penalltia. Pritje të shumta sërish kishte Wadi Chebbi.
Trofeun e kampionit, kapitenit të Rahovecit, Egzon Vuqitërna, ia ndau presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.
Medaljet e arta dhe të argjendta i ndanë nënkryetari i FHK-së, Xhavit Morina dhe anëtari i bordit të FHK-së, Eugen Saraçini.

Next Post

Batatina ankohet për stadiumin: Sot Prishtina ishte vendas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.