• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kinematë, teatrot dhe restorantet mbyllen/ Napoli “mban frymën” për ndeshjen që pritet të sjellë titullin kampion

22/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Napoli po përgatitet të përjetojë një natë të zjarrtë të premten. Gjithçka do të sillet rreth sfidës midis skuadrës së Antonio Kontes dhe Kaljarit e planifikuar për nesër në orën 20:45 në stadiumin Maradona. Kinematë, teatrot dhe disa restorante do të ulin qepenat: madje edhe simbolet e kulturës napolitane si San Carlo, Metropolitan dhe Augusteo do të mbeten të mbyllura, duke i lënë vend thirrjes së futbollit. 

Stadio-San-Paolo-Napoli-2-1024x640

Fluksi i turistëve do të jetë mbresëlënës: mbi 500 mijë vizitorë pritet të jenë vetëm për fundjavën, sipas të dhënave të publikuara nga Observatori i Turizmit Bashkiak. Pavarësisht kësaj, 80% e bareve dhe restoranteve të qytetit do të mbeten të hapura, veçanërisht midis qendrës historike dhe bregdetit, ku pritet një pushtim paqësor i tifozëve dhe pushuesve, të gatshëm për të ndjekur ndeshjen në ekranet e mëdha. 

Megjithatë, në Napoli duken të shqetësuar për menaxhimin e lëvizshmërisë: shumë punonjës të lokaleve mund të hasin vështirësi në kthimin në shtëpi pasi të mbarojë turni i tyre, për shkak të kufizimeve të trafikut të vendosura për arsye të rendit publik . Napoli, edhe një herë, po përgatitet të ndalet për dashurinë e tij më të madhe: futbollin. 

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Batatina me kritika ndaj FFK-së pas humbjes në finale të Kupës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.