Xabi Alonso ka bërë deklaratat e tij të para si trajner i Real Madridit, ekip me të cilin ka firmosur kontratë trevjeçare.
Reali, ditë më parë e zyrtarizoi Alonson, i cili të hënën u prezantua në konferencën e mbajtur për shtyp.
Alonso në këtë post ka zëvendësuar Carlo Ancelottin, për të cilin pati fjalë të mëdha.
Po ashtu, Alonso falënderoi edhe presidentin e Realit, Florentino Perez për besimin e dhënë kur shtoi se është entuziast sa i përket rezultateve.
Alonso, i cili u largua nga Bayer Leverkuseni për të marrë Real Madridin, u premtoi tifozëve madrilen se do të kenë vetëm gëzime nën drejtimin e tij.