• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ahmed Januzi i Llapit shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

26/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ahmed Januzi, futbollisti i FC Llapit, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 36-të në Superligë nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori kryesor, Albi Mall.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Besim Slishani, Bujar Asllani dhe Berat Berisha, të cilët vlerësuan paraqitjen e Januzit në ndeshjen ndaj FC Dukagjinit, ku ai realizoi dy gola dhe ndihmoi skuadrën e tij të sigurojë pjesëmarrjen në barazh.

Pasi mori këtë çmim, Januzi u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës.

“Ky vit ka qenë shumë zhgënjyes për ne, sepse kishim ambicie të mëdha: lufta për titull dhe fitorja e Kupës. Nuk ishte një vit i mirë, por sido që të jetë, jemi këtu ku jemi dhe jemi të përqendruar te barazhi. Do ta japim më të mirën për këtë fanellë.

Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë ecuri, por këto i përkasin së kaluarës.

Kampionati i sivjetëm ka qenë shumë më i vështirë se vitet e kaluara, sepse as Llapi nuk është paraparë të jetë në fund të tabelës – por kjo është futbolli.

Ndeshja ndaj Vushtrrisë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë; do të luaj kundër vendlindjes sime.

Normalisht që është kënaqësi të marrësh tituj e trofe, si me klubin ashtu edhe individualisht, dhe këtu kanë meritë edhe bashkëlojtarët, sepse nuk mund të jesh individualist i mirë nëse nuk jemi grup. Uroj që lojtarët e rinj të shpallen më të mirët e javës, sepse kanë ambicie, kanë qëllime, por edhe kanë talent e cilësi – siç është Arianit Hasani”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Next Post

​Silvinjo: Jemi para dy ndeshjeve shumë të vështira

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.