• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Art Dizajn, fitues i Alley Oop në Therandë

26/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fundjavën që e lamë pas në Therandë është zhvilluar turneu i Alley Oop në Therandë, që njëkohësisht ishte i fundit para super finales në Prishtinë.

Në këtë even sportiv kanë marrë pjesë gjashtë ekipe në 3×3.

Fillimisht skuadrat ishin të ndara në dy grupe, e më pas janë zhvilluar dy gjysmëfinalet dhe në fund finalja ndërmjet mes Art Dizajnit dhe Team 04.

Pas një sfide mjaft të bukur, Art Dizajn ka fituar me rezultat të ngushtë, 10:9.

Ekipi i Art Dizajn fitoi shpërblimin prej 300 euro, si dhe biletën për finalen në Prishtinë.

Më 9 qershor, në kryeqytet do të mbahet Superfinalja, për fituesin e parë të edicionit të Alley Oop.

Në Superfinale marrin pjesë gjashtë skuadrat që triumfuan në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Therandë.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën.

Next Post

Drita forcohet me sulmuesin Balaj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.