• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një veturë përplaset në turmën e tifozëve, që festonin titullin e Liverpoolit

26/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një britanik i moshës 53-vjeçare është arrestuar të hënën pasi goditi me veturë një numër tifozësh të futbollit të Liverpoolit, të cilët po festonin titullin e kampionit të Premier Leagues, raporton agjencia “AP”.

Policia ka raportuar se ka nisur hetimet për incidentin që ndodhi gjatë paradës së Liverpoolit të hënën.

“Kërkojmë të mos spekulohet mbi rrethanat e incidentit. Mund të konfirmojmë se burri i arrestuar është një britanik 53-vjeçar nga zona e Liverpoolit. Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat që çuan në përplasje”, ka thënë një zëdhënës i policisë, shkruan “Sky Sports”.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se është duke marrë informata për incidentin dhe ka falënderuar policinë për reagimin e shpejtë.

“Skenat në Liverpool janë të tmerrshme. Mendimet e mia janë me të gjitha ta që janë lënduar ose prekur”, tha Stramer, shkruan AP.

Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale shihet duke goditur me veturë një turmë të madhe njerëzish, duke hapur një shteg përmes turmës dhe duke shtyrë trupat përpara se të ndalej. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve.

Me deklaratë ka dalë edhe Liverpooli. 

“Mendimet dhe lutjet tona janë me ata që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë mbështetjen tona të plotë shërbimeve të emergjencës dhe autoriteteve lokale që po merren me këtë incident”, shkruan në komunikatën e Liverpoolit.

Next Post

Fabio Capello mbështet emërimin e Igli Tares si drejtor sportiv tek Milani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.