Wednesday, 13. May 2026
Sport

Amir Rrahmani feston titullin e Napolit, me flamurin e Kosovës

GS 26/05/2025 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka postuar një video në rrjetin social “Instagram”, ku i ka ‘ngacmuar’ kundërshtarët e tij dhe të Napolit.

Rrahmani dhe Napoli u shpallën kampionë të Serie A, pas triumfit ndaj Cagliarit në javën e fundit të kampionatit, në një luftë të ashpër me Interin.

Në videon e postuar në “Instagram”, si postim dhe një në InstaStory, Amiri nuk harron të shpalosë edhe një herë flamurin e Kosovës.

Teilen: