Wednesday, 13. May 2026
Sport

KF Deçiqi e fiton Kupën e shtetit në Malin e Zi

GS 29/05/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi është fitues i Kupës në Malin e Zi, pas fitores 1:0 ndaj Mornarit. Finalja u zhvillua në stadiumin “Topolica” në Bar të Malit të Zi.

Skuadra shqiptare që në edicionin e kaluar e fitoi kampionatin, të enjten mbrëma e fitoi trofeun e parë të Kupës, në tentimin e tretë.

Dy herë ishte finalist, por u mposht nga  Buduqnosti.

Goli i Asmir Kajeviqit e vendosi sfidën.

Asistues ishte Jonathan Dreshaj.

Me këtë triumf, Deçiqi e ka siguruar avancimin kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Teilen: