Saturday, 28. November 2026
Sport

Festa e Pavarësisë, Rama: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

GS 28/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një urim për 28 Nëntorin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku krahas urimit për festën e Pavarësisë, ka vënë theksin te aspirata europiane e Shqipërisë.

“Mirëmëngjesi dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan Rama në postimin e tij.

Shqipëria shënon sot 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali dhe përfaqësues të trevave shqiptare shpallën Pavarësinë, duke shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit dhe duke hedhur themelet e shtetit të pavarur shqiptar.

Ky akt historik ishte rezultat i një përpjekjeje të gjatë për liri, vetëvendosje dhe krijimin e një shteti kombëtar. Shpallja e Pavarësisë erdhi në një periudhë të trazuar për Ballkanin, kur dobësimi i Perandorisë Osmane dhe Lufta e Parë Ballkanike shtuan rrezikun e copëtimit të trojeve shqiptare.

/rtsh.al/

Teilen: