Wednesday, 13. May 2026
Sport

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Vushtrrisë e Llapit

GS 31/05/2025 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së barazhit të Superligës ndërmjet Vushtrrisë dhe Llapit, që po zhvillohet në Prishtinë.

Pas 45 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, rezultati është 0:0.

Përkundër atmosferës së mirë në tribuna, portat e dyja skuadrave kanë qëndruar të heshtura gjatë pjesës së parë, në të cilën dominim më të madh pati skuadra e Vushtrrisë.

Fituesi i këtij dueli, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.

Teilen: