Thursday, 12. February 2026
Formula 1

McLaren dominon provat zyrtare në Spanjë

GS 31/05/2025 1 Min. Lesezeit

Oscar Piastri me McLaren siguroi “pole position” në Barcelonë, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të spanjës në Formula 1. Piloti australian dha kohën 1’11”546, duke fituar duelin me shokun e tij të skuadrës Lando Norris, i dyti.

Në vijën e dytë të nisjes janë Max Verstappen (i treti me Red Bull) dhe George Russell (i katërti me Mercedes), që nuk ishin në gjendje të duelonin me dy pilotët e McLaren. Makina britanike ishte gjithnjë një marsh më shumë se ajo e rivalëve.

Vetëm i pesti Lewis Hamilton me Ferrari, që la pas Kimi Antonelli (i gjashti) mne Mercedes. Ndërsa në vendin e shtatë u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e Charles Leclerc, që nuk ishte në ditën e tij më të mirë.

Në “top-10” edhe Pierre Gasly, Isack Hadjar e Fernando Alonso. Provat e sotme treguan edhe një herë se gara e së dielës në Spanjë do të jetë një duel brenda familjes McLaren, por surpriza mund të vijë nga starti apo ndonjë strategji ndryshe gomash.

Teilen: