• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpool e ka nisur vrullshëm

31/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpool e ka nisur shumë vrullshëm merkaton. Kampioni i Anglisë zyrtarizoi ditën e djeshme transferimin e Jeremie Frimpong nga Leverkusen për 35 milionë euro, po ashtu pritet ditët në vijim të finalizohet transferimi i Florian Wirtz për shifrën 120 milionë euro.

Megjithatë, klubi i kuq nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Një tjetër objektiv i tyre në merkato është edhe Goncalo Ramos, sulmues portugez i PSG-së. Sipas “Anfield Watch“, Liverpool është i gatshëm të paguajë 55 milionë euro për 23-vjeçarin portugez.

Ramos u transferua nga Benfica te PSG për 65 milionë euro, edhe pse nuk i mungojnë cilësitë dhe instinkti i shënimit të golave, sërish nuk ka arritur dot të fitojë një vend titullari, duke ditur që kampioni i Francës ka një sulm super konkurrues dhe për këdo do ishte e vështirë të fitonte vendin në formacion.

Arne Slot e pëlqen shumë portugezin dhe e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Darwin Nunez, pasi uruguaiani pritet të largohet këtë verë.

Edhe pse ende nuk ka një ofertë zyrtare, gjithçka tregon se Liverpooli do të bëjë lëvizjen finale në javët e ardhshme.

Parisienët, nga ana e tyre, nuk do të ishin kundër një shitjeje të portugezit, nëse propozimi financiar është bindës dhe oferta e anglezëve, 55 milionë euro, është brenda pritshmërive të tyre.

Next Post

Finalja e Ligës së Kampionëve, formacionet PSG-Inter

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.