Wednesday, 13. May 2026
Sport

Sulmuesi i lënë jashtë Kombëtares

GS 01/06/2025 2 Min. Lesezeit

Kampionati turk i futbollit është mbyllur sot me dy ndeshjet e fundit që kanë parë në fushë futbollistët shqiprarë dhe një prej tyre ka qenë vendimtar me një gol historik.

Ernest Muçi ishte titullar në fitoren 4-0 të Beshiktash ndaj Bodrumspor ku nga minuta e parë luanin Ajeti dhe Seferi.

Por protagonist i të dielës ishte Arbnor Muja, i cili e nisi nga stoli ndeshjen mes Samsunsporit dhe Kajzerispor.

Ndërsa Beshiktashi fitonte me lehtësi ndeshjen në garën për vendin e tretë, Samsunspori e pa veten në disavantazh deri në fundin e sfidës, duke barazuar vetëm në fillimin e shtesës.

Kur të gjithë pritnin vërshëllimën përfundimtare, erdhi edhe goli i fitores 2-1, në minutën e 98, i shënuar pikërisht nga Muaj i cili vulosi fitoren dhe mbylljen e kampionatit.

Ky ishte një gol shumë i rëndësishëm pasi i dha Samsunsporit vendin e tretë në renditje që garanton pjesëmarrjen në play-off në Ligën e Europës e automatikisht të paktën praninë në fazën në grupe të Ligës së Konferencës.

Kjo shënon herën e parë që Samsunspor në historinë e vet shkon në nivele të tilla, pasi kjo skuadër kulmin e saj e kishte arritur me pjesëmarrjen në vitet 1997 dhe 1998 në Kupën Intertoto, ndërsa nuk kishte luajtur asnjëherë më parë në turnetë madhorë europiane, as në fazën kualifikuese të tyre.

Teilen: