Sot, do të luhet ndeshja e parë finale e Superligës së Kosovës në futsall, në të cilën përballen Prishtina 01 dhe Drenica.
Për dallim prej Prishtinës 01, që kërkon titullin e tretë rresht, skuadra e Drenicës synon të shkruaj historinë me titullin e parë të kampionit.
Ndeshja e parë, ku Prishtina 01 është nikoqire, do të zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec me fillim prej orës 20:00.
Pritet një ndeshje e fortë nga të dyja skuadrat që janë të motivuara maksimalisht për të bërë një hap drejt titullit të kampionit për këtë sezon.
Skuadra që arrin dy fitore në këtë seri finale, do të shpallet kampione e këtij sezoni.