Wednesday, 13. May 2026
Sport

Super finalja në kryeqytet me super finalistët

GS 03/06/2025 1 Min. Lesezeit

Edicioni i parë i Alley Oop në 3×3 te meshkujt do të përfundojë në kryeqytet me turneun final, ku do të marrin pjesë kampionët e gjashtë qyteteve të Kosovës.

Turneu i parë ishte zhvilluar në Prishtinë dhe do të përfundojë me superfinalen.

Më pas ishte mbajtur në Gjakovë, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Therandë, duke fituar nga 300 Euro.

Kampionët e gjashtë qyteteve do të luftojnë për titullin e parë, njëkohësisht edhe çmimin prej 1000 Euro.

Super finalja zhvillohet më 9 qershor, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nga ora 18:00.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën.

Qytetet – Ekipet

Prishtina – Prishtina

Prizren – Bero Kingdom

Mitrovicë – 02

Therandë – Art Design

Pejë – 03

Gjakovë – El Quadro

Teilen: