• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Modriç – Milan, zbulohen detajet e kontratës

04/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani ia ka bërë edhe zyrtarisht ofertën Luka Modriçit për t’iu bashkuar gjigantit italian.

Eksperti i transfereve, Fabrizio Romano ka zbuluar detaje rreth kontratës së propozuar nga “Rossoneri” në drejtim të fituesit të Topit të Artë.

Gjithnjë sipas gazetarit sportiv italian, Kuqezinjtë ia kanë propozuar mesfushorit kroat një kontratë njëvjeçare, deri në qershor të vitit 2026, me opsion vazhdimin e saj për një vit tjetër, varësisht prej formës që do ta shfaqë lojtari, i cili në muajin shtator do t’i mbushë 40 vjet.

Modricit i është ofruar një rrogë prej 3,5 milionë eurosh, shumë e cila mund të rritet, varësisht prej arritjes së objektivave.

Gjiganti italian është në pritje të përgjigjes finale të ish-futbollistit të Tottenhamit dhe Real Madridit.

Gjithçka mund të vendoset sot pasi drejtori i ri sportiv, Igli Tare nuk e ka ndërmend të presë gjatë.

Modric i ka disa oferta, përfshirë këtu ato nga Arabia Saudite dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i përket atij të vendos nëse dëshiron të luajë ende në nivele të larta në Evropë apo jo.

Next Post

Prishtina largon tre lojtarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.